Mire Se Vini
Në vendin më të bukur të Kosovës, fshatin Bogë në Rugovë, kemi ndërtuar vilat të cilat ju ofrojnë gjithçka për qetësinë dhe relaksin tuaj.

Në të gjitha stinët e vitit, këtu gjeni vendin ku do të çlodheni dhe do të largoheni për një çast nga jeta dinamike dhe puna e përditshme. Gjatë dimrit, për të shijuar natyrën e bardhë dhe pistat e skijimit, kurse gjatë verës për të shijuar malin dhe ndier aromën e gjelbërimit.

Për t'ju garantuar një pushim familjar, jemi kujdesur që të krijojmë të gjitha kushtet dhe hapësirën për aktivitetet tuaja rekreative dhe sportive.
Ndani pakëz kohë për qetësinë dhe shëndetin tuaj! Kompleksi i vilave Rugova Relax ju ofron një pushim që do ta mbani mend përgjithmonë...